LAJMI I FUNDIT:

Strakosha tregon se si i priti penalltitë ndaj Interit: Nuk kemi frikë nga asnjë skuadër

Strakosha tregon se si i priti penalltitë ndaj Interit: Nuk kemi frikë nga asnjë skuadër
MILAN, ITALY - JANUARY 31: Thomas Strakosha of SS Lazio saves the penalty shot of Lautaro Martinez of FC Internazionale during the Coppa Italia match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Thomas Strakosha ka qenë hero i Lazios në çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit.

Takimi përfundoi pa gola 0-0 dhe dy skuadrat u desh të zhvillonin 30 minuta shtesë.

Pas përfundimit të kohës shtesë rezultati përsëri ishte i barabartë 1-1 dhe ndeshja shkoi në penallti ku Lazio triumfoi me rezultat 3-4.


Strakosha ishte vendimtar në këtë takim pasi priti dy penallti, atë të Lautaro Martinez dhe të Radja Nainggolan.

Thomas Strakosha duke pritur penalltinë e Radja Nainggolan. (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“E parandjeva se Nainggolan do të gjuante në qendër dhe vendosa të qëndroja aty. Natyrisht ishte thjesht çështje intuite, por për fat e prita”, tha Strakosha.

“Lazio është një skuadër që jep gjithçka në fushën e lojës. Besoj që për atë që treguam në fushë e merituam kualifikimin”, u shpreh portieri shqiptar.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Lazio e shqiptarëve do të përballet me Milanin.

Tutje gardiani shqiptar ka thënë se nuk kanë frikë nga askush dhe synojnë të shkojnë në finale.

Festimi i Thomas Strakoshës së bashku me bashkëlojtarët pasi siguruan kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Jemi një ekip që mund të luftojmë në çdo garë. Ne nuk kemi frikë nga asnjë skuadër”.

“Vitin e kaluar mendonim të shkonim deri në fund por u eliminuam nga Milani. Tani sërish luajmë ndaj Milanit dhe shpresojmë që këtë herë t’ia dalim”, përfundoi portieri shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Serie A
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori