Strakosha kërkohet nga gjithë skuadrat e mëdha italiane

Thoma Strakosha tashmë nuk është më një befasi në Serinë A. Portieri i Kombëtares shqiptare po i tregon të gjitha vlerat e tij në skuadrën e Lazios dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Fiorentinën ku ai dha kontributin e tij në kualifikimin e bardhekaltërve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
I formuar në akademinë e Lazios, talenti shqiptar po luan sezonin e tij të dytë si titullar tek skuadrës së parë.
Këtë vit Strakosha ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 28 gola të pësuar, ndërkohë që në shtatë sfida ai ka mundur ta mbajë të paprekur portën e tij.
Lazio e ka blinduar 22-vjeçarin i cili në 21 tetor firmosi kontratën e re me klubin roman që skadon në vitin 2022.
Por, pavarësisht gjithçkaje, zërat e tregut rreth tij nuk kanë reshtur, pasi disa klube italiane kanë shfaqur interesin për të dhe në fund të sezonit mund të trokasin në dyert e Lazios me ofertat e tyre.
Milani është një prej atyre që kanë hedhur sytë nga talenti shqiptar i portës. kuqezinjtë, tashmë janë të ndërgjegjshëm se Donnarumma mund të largohet dhe nuk duan të gjenden të papërgatitur. Kështu që Strakosha shihet si pasuesi ideal i portierit italian. Nuk rri duarkryq as Juventusi që është vënë në ndjekje të zëvendësuesit të legjendës Buffon, pavarësisht formës së shkëlqyer që po tregon Szczesny.
Nuk është për t’u nënvlerësuar as Napoli, që në të vërtetë është një prej klubeve më aktive. Napoletanët që nuk e kanë rinovuar ende kontratën me Reinën që skadon në fund të këtij sezoni, kane drejtuar vëmendjen e tyre pikërisht nga Strakosha që duket se ka ngjallur interesin edhe të ndonjë klubi nga La Liga e Premier League. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania