LAJMI I FUNDIT:

Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për “botën serbe”

Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për “botën serbe”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën ka paralajmëruar qytetarët serbë për disa veprime të rëndësishme të cilat ka thënë se do të merren gjatë ditëve në vijim.

Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Washington ka veçuar datën 5 maj si ditën kur liderët e Ballkanit, përfshirë Vuçiqin dhe liderin e entitetit të Republika Srpska, Milorad Dodik, pritet të organizojnë një ngjarje të rëndësishme që mund të kontribuojë në idenë e një “bote serbe”.

Stradner e ka krahasuar këtë ngjarje me fjalimin historik të Slobodan Millosheviqit nga viti 1989 dhe tregon se ka shqetësime nga mesazhet e Vuçiqit si provokime që mund të sjellin luftë.


Spektrin e teorive që rrethojnë Ballkanin dhe veçanërisht Serbinë një raport i shpërndarë në platformën “X”, vë në dukje se Moska po përfiton nga kjo situatë për të shkaktuar edhe më shumë destabilitet.

Ekspertë të ndryshëm në mediat ruse janë duke u marrë me interpretimin e deklaratave të Vuçiqit, duke i atribuuar atyre arsye të ndryshme, duke përfshirë vendimin e Kosovës për dinarin serb, dhe krizat e tjera të shpeshta në rajon si mënyra të vendosjes së presionit mbi Beogradin.

Ndërkohë, në telegrame dhe burime të tjera janë duke u përhapur teori të cilat lidhen me vendimet e Kristijan Šmit, Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe diskutimet e pritshme në OKB për një rezolutë rreth gjenocidit në Bosnje, të cilat sipas Aleksandar Vulin, ish-shefit të inteligjencës serbe, përbëjnë pjesë të një “komploti kundër serbëve”.

Kanalit telegram Ribar i referohet një mundësie që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund të iniciojë një rezolutë për gjenocidin në Bosnjë, dhe paralajmëron se hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një nga arsyet e paralajmërimit të Vuçiqit.

Ndërsa agjencia ruse e lajmeve Tass thekson se shqetësimet e Vuçiqit janë lidhur ngushtë me çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

Për më tepër, Rusia vazhdon të luajë rolin e saj si faktor i destabilitetit në rajon, me pretendime se aeroplanët rusë po mbikëqyrin nga afër aktivitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mitrovicë, i vërtetohet dënimi me 15 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait pas fjalosjes për t’ia ndalur zërin muzikës

Mitrovicë, i vërtetohet dënimi me 15 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait pas fjalosjes për t’ia ndalur zërin muzikës

Drejtësi
Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtimin e bukës

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtimin e bukës

Lajme
Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Lajme
Si rrallë herë, aureola diellore shfaqet edhe në Kosovë

Si rrallë herë, aureola diellore shfaqet edhe në Kosovë

Lajme
Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një person

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një person

Kronika e Zezë
Dy policë në Pejë arrestohen për ryshfet – IPK kërkon suspendimin e tyre

Dy policë në Pejë arrestohen për ryshfet – IPK kërkon suspendimin e tyre

Lajme
Kalo në kategori