Dave, Stormzy dhe Lewis Capaldi janë disa emra të njohur të industrisë muzikore, të cilët janë nominuar për çmimet e “Ivor Novello”.

Reperi Dave, i cili fitoi çmimin ‘Mercy Prize’ vitin e kaluar me albumin e tij ‘Psychodrama’, tashmë po pret të fitojë edhe një çmim tjetër, shkruan Daily Mail.


Kënga e tij, që prek çështjet politike, ka akuzuar edhe presidentin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson për racizëm, derisa tregonte për problemet që përballen në po të njëjtin vend.

GettyImages 1207297201 Dave (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Dy vite më parë, reperi britanik me këtë projekt ai kishte fituar në “Ivor Novello”.

Ndërsa, reperi tjetër Stormzy, njihet për këngët dhe tekstet e tij, por që kësaj radhe për nominimin e tij do të përballet me aleat të fuqishëm.

GettyImages 1209876486 Stormzy (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se nominimit i është bërë pjesë edhe këngëtari shumë i dashur i publikut, Lewis Capaldi, i cili kohëve të fundit ka bërë revolucion në zhanrin e tij.

Ndërkaq, fituesit do të bëhen të ditur me 2 shtator, përmes “Apple Music’s Beats 1 Radio” rreth orës 11:00. /Telegrafi/

GettyImages 1209870410 Lewis Capaldi (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)