Ministrat e mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s vazhdojnë bisedimet në Bruksel, pas një seance hapëse dje në selinë qendrore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku diskutuan edhe për Kosovën, tha se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë.
“Në takimin tonë ministror të mbrojtjes ne po trajtojmë një gamë të gjerë çështjesh: si të mbështesim Ukrainën, parandalimin dhe mbrojtjen tonë, misionet dhe operacionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak, dhe këtë mëngjes do të informohemi gjithashtu për sulmet e tmerrshme terroriste kundër Izraeli gjatë fundjavës nga Hamasi, nga ministri izraelit i mbrojtjes. Për të gjitha këto çështje – Lindja e Mesme, Ukraina, Iraku, Kosova, parandalimi dhe mbrojtja, Shtetet e Bashkuara dhe ju personalisht, Sekretar Austin, ofroni udhëheqje sigurie për të gjithë aleatët e NATO-s”, tha ai.
Stoltenberg ka thënë se trupat e KFOR-it po patrullojnë më tepër në veri pas tensioneve të fundit.
“Në reagim ndaj tensioneve të fundit në Kosovë, NATO ka shtuar qindra forca shtesë në operacionin tonë në javën e fundit. Jemi duke kryer më tepër patrullime në veri të Kosovës. Këto janë hapa të matur për t’u përkujdesur që KFOR-i ka kapacitet e nevojshme për të përmbushur mandatin. Beogradi e Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të ri angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thënë se ndër temat kryesore të biseduara në takim ka qenë edhe tensionet në Kosovë. “Ka situatë të vështirë e të tensionuar, e kemi përcjellë me kujdes.
E kemi rritur prezencën, veçanërisht në veri. Mesazhi kryesor për Prishtinën e Beogradin nga ky takim është që të frenohen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më tepër situatën e të tensionojnë atë”, tha ai,
Stoltenberg ka kërkuar të frenohen nga retorikat, e të angazhohen në dialog.
“Është një nga mesazhet e rëndësishme nga takimi sot, që në Kosovë të shohin se NATO-ja e BE-ja punojnë ngushtë. Prezenca ushtarake e NATO-s në Kosovë, përkrah angazhimin diplomatik të BE-së. Sot ishte në takim edhe BE-ja, është mirë të shohim se në situatë të vështira sfiduese në Kosovë e në Bosnjë-Hercegovinë, ne dhe BE-ja punojmë ngushtë. E bëjmë këtë një kohë të gjatë”, ka thënë Stoltenberg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri