LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund të bëhen vlerë evropiane (Video)

Stoilkovski: Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund të bëhen vlerë evropiane (Video)

Zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski tha se “kriminaliteti i Qeverisë dhe karteli i Zoran Zaevit nuk mund të fshihet me shitjen e interesave kombëtare”.

“Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund asnjëherë të bëhen vlerë evropiane. Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e BE-së deri sa nuk sanksionohet reketi sipas principit ‘një euro për Vicen – një euro për Kishën'”, thotë Stoilkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Stoilkovskit, socialdemokratët veriorë, në kundërshtim me vullnetin e votuesve, në Kuvend në mënyrë të dhunshme dhe me metoda mafie e shkelin Kushtetutën në proces të dhunshëm për ndryshimin e emrit kushtetues, historisë, kulturës, trashëgimisë, identitetit të popullit Maqedonas.


“Sot në zyrat e socialdemokratëve veriorë, sjellim kopje të Raportit të rezultatit përfundimtar nga referendumi i 30 shtatorit publikuar në Gazetë Zyrtare, ku thuhet se vendimi për pranimin e marrëveshjes së Prespës dhe euro-integrimet e mëtutjeshme nuk është miratuar për shkak se nuk kanë votuar më shumë se gjysma e numrit të qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore”, thotë Stoilkovski duke shtuar se më shumë se gjysma e votuesve, edhe krahas ryshfetit, kërcënimeve, shantazheve dhe manipulimeve nuk e pranoi marrëveshjen kapitulluese.

Stoikolvski thotë se pas 30 shtatorit, është bërë dhunimi i demokracisë, qytetarëve dhe shtetit ndërsa Maqedonia nuk meriton të qeveriset nga klane mafioze kriminale që në këtë mënyrë sjellin vendime politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori