Nga: Aurel Plasari
Emri Robert Louis Stevenson (1850-1894) është tanimë ai i një shkrimtari botëror. Më së shumti i lexuar si shkrimtar aventurash ose ndryshe peripecish, – “Ishulli i thesarit”, “Shigjeta e zezë”, “Rasti i çuditshëm i doktor Xhekillit dhe zotit Haid” etj. – më pak është njohur si autor shënimesh udhëtimi, si eseist, si kritik letrar etj.
Edhe për vete prej romaneve të aventurave kam pas bërë të njohur me të qysh prej magjepsjes në fëmijëri nga “Ishulla e thesarit”, që në ato kohë nuk duhej qarkulluar: “Ishulla” ishte e ndaluar për shkak të përkthyesit të saj të përsyshur, Tajar Zavalanit. Po njësoj qenë të ndaluara, prej Zavalanit themelues të përkthimit modern shqiptar në vitet ’30 të shekullit të kaluar, edhe “Zonja me kameliet”, edhe “Tartarini i Taraskonit”, edhe “Gobseku”, edhe “Sonata e Krojcerit”, madje edhe “Anna Karenina” e tij etj.
I pasionuar i udhëtimeve, i përfytyruar gati-gati si vagabond, vitet e fundit të jetës Stevensoni i përfundoi duke u endur ndër ishujt e Paqësorit Jugor. Aty në ishujt Samoa edhe u vendos, më së fundi, tok me familjen e përbërë nga e bija dhe i biri të gruas së tij prej martesës së saj të parë, tanimë e vdekur, Bella dhe Lloyd Osbourne. Këta e respektuan dhe e deshën “njerkun” si atin e tyre. Për këtë bir të sjellë nga gruaja, Lloydin dikur 15-vjeçar, Stevensoni kishte pas shkruar të parën vepër të vet famëmadhe, “Ishulli i thesarit”, atë roman të cilin edhe Borgesi e paska përjetuar – para nesh – si një nga format e lumturisë në fëmijëri.
Thjeshtri i tij Lloyd Osbourne tanimë i rritur, që më mbas do të bëhej edhe vetë shkrimtar, i qëndroi pranë Stevensonit deri në fund duke e përkujdesur dhe duke ia plotësuar deri edhe amanetin ekscentrik për banesën pasvdekësore. Ai ka shënuar e treguar edhe bisedat më të fundit me shkrimtarin në ndërkohët e lira ndërsa ky shkruante të pambaruarin “Weir of Hermiston”, ndoshta kryeveprën e vet. Kuptohet, prej bisedash të tilla, që Robert Louis Stevensoni nuk paskësh qenë thjesht ndonjë “aventurier” bredharak i dhënë mbas jetës nomade, por njeri mendimi të thellë. Dhe jo më kot me veprat e veta paskësh parapëlqyer t’i ikte “realitetit borgjez” duke thurur ëndërrime me vise vetmitare gjithë magji.
Një mbrëmjeje, ndërsa shëtisin para lëndinës së shtëpisë, shkrimtari i mirëbesohet Lloydit: “Nuk jam njeri me ndonjë talent të jashtëzakonshëm, Llojd. Kam filluar me mundësi shumë të pakta. Suksesi im i detyrohet zellit tim të jashtëzakonshëm për punë, falë të cilit zhvillova deri në skaj gjithë sa pata në vete. Kur një njeri fillon t’i përkryejë aftësitë e veta dhe vijon t’i përkryejë ato me ngulm të pareshtur, mund të bëjë mrekulli. Të gjithë e dinë, të gjithë e kuptojnë, e megjithëkëtë sa e vështirë është të gjesh dikë që ta bëjë! E kam fjalën që ta bëjë deri në fund, siç e bëra unë. Në pati tek unë ndonjë gjë gjeniale ishte gjenia e punës.”
Një ditë tjetër, i ulur në verandë në karrigen e tij të xunkthit, i bën këtë pohim kërshëror: “Çdo shkrimtar që vlen diçka, vdes dhe rilind papushim. Dje po lexoja “Virginibus Puerisque” dhe m’u duk mjaft i mirë, por i lindur nga një dell që tanimë do ta kisha të pamundur ta ngjallja sërishti aq sa do ta kisha të pamundur të fluturoja. Tani puna ime është më e thellë nga ajo e dikurshmja, mund të mbërrij emocione të cilat asohere mezi i dija që ekzistonin. Kjo do të thotë se Stevensoni që shkroi “Virginibus” ka vdekur dhe është varrosur, madje prej shumë motesh.”
Atje, në ishujt gjysmë të egër të Paqësorit Jugor, shkrimtari shfryn para mikut Lloyd: “Sa keq që e përdorin francezët lirinë e tyre! Nuk shohin tjetër gjë që t’ia vlejë përpos trekëndëshit të përjetshëm; ndërsa ne, që kemi mëgojëzën në gojë si qentë, dhe një kënd vështrimi pafundësisht më të gjerë, jemi të dënuar ta injorojmë gjysmën e jetës që na kalon përbri. Ç’libra do të kishte mundur të shkruante Dickensi po t’ia kishin lejuar! Përfytyro një Thackeray pa zinxhirë, të lirë si një Flaubert a një Balzac! Ç’libra do të kisha mundur të shkruaja unë vetë! Mirëpo neve na japin një kutizë me lodra e na thonë: ‘Nuk duhet të luani veçse me këto’.”
Një ditë tjetër: “Arma e borgjezisë është uria. Nëse ti si shkrimtar ose si artist shkon kundër opinioneve të tyre të ngushta, ata në heshtje e thjesht fare të heqin mjetet e jetesës. Nganjëherë pyes veten se sa persona gjenialë dënohen në këtë mënyrë çdo vit.”
Kurse një mbasdite, ndërsa miqtë atypari luajnë tenis: “Ne nuk jetojmë për nevojat e jetës, për to në fakt askush nuk çan kokë; ne jetojmë thjesht për gjërat e tepërta, të kota [superfluities].”
Madje në një moment: “Spektakli më i trishtë i qytetërimit dhe për mendimin tim dëshmia më e madhe e dështimit të qytetërimit, është njeriu që mund të punojë, që do që të punojë dhe të cilit nuk i lejohet të punojë.” Shkrimtari vdiq më 3 dhjetor 1894 po në Samoa. Me ndihmën e vendasve që e adhuronin njeriun Stevenson, Lloyd Osbourne-i e varrosi aty, simbas amanetit, në një majë mali: së andejmi vështrohej deti përpara, mbas shpine një pyll zanafillor, humnera, ujëvara të largëta dhe një visore që, me gjasë, këmba e njeriut nuk e kishte shkelur ndonjëherë. Po asaj mbrëmjeje u ul e filloi të hidhte në një blocknote kujtimet me titull Vdekja e Stevensonit. Janë nga ato kujtime falë të cilave lexuesit mund t’i njohin shkrimtarët edhe prej jetës së tyre, sidomos mendimeve të tyre, jo vetëm prej teksteve “fikcionale”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

ZHGËNJIM

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri