LAJMI I FUNDIT:

Steven Zhang bëhet presidenti i tretë më i suksesshëm i Interit

Steven Zhang bëhet presidenti i tretë më i suksesshëm i Interit

Presidenti i Interit, Steven Zhang është presidenti i tretë më i suksesshëm në historinë e klubit, pasi ka grumbulluar trofeun e tij të pestë në krye të klubit.

Nerazzurrët u rikthyen nga goli i hershëm i Nico Gonzalez për të mundur Fiorentinën 2-1 në Stadio Olimpico me një dygolësh nga Lautaro Martinez.

Kjo i lejoi ata të ruanin trofeun e Kupës së Italisë, të cilën e kishin fituar edhe sezonin e kaluar.


Simone Inzaghi kishte dyfishuar tashmë Superkupën e Italisë, duke e fituar edhe atë për dy sezone radhazi.

Duke përfshirë Scudetton e fituar nën drejtimin e Antonio Conte në vitin 2021, kjo do të thotë se Zhang ka parë Interin të ngrejë në qiell pesë trofe gjatë mandatit të tij.

Kjo e bën atë presidentin e tretë më të suksesshëm në historinë 115-vjeçare të klubit.

Angelo Moratti fitoi shtatë trofe (tre tituj të Serie A, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontininale), ndërsa djali i tij Massimo Moratti fitoi 11 trofe si President.

Këto ishin katër Scudetto, dy trofe të Kupës së Italisë, dy edicione të Superkupës së Italisë, një Ligë të Kampionëve, një Kupë UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube.

Ndoshta, Massimo Moratti mund të llogarisë gjithashtu në një Scudetto tjetër, dy trofe të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa të Italisë që u fituan kur ai ishte pronar, por Giacinto Facchetti ishte teknikisht President. /Telegrafi/

https://twitter.com/InterHubOff/status/1661501980714450945

Në trend Sport

Më shumë
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Ligat tjera
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Gjiganti i Seria A do të futet në garë për  Virgil van Dijk

Gjiganti i Seria A do të futet në garë për Virgil van Dijk

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori