LAJMI I FUNDIT:

Stevan Pavleski nuk është më avokati i Janevës

Stevan Pavleski nuk është më avokati i Janevës

Avokati Stevan Pavleski e anuloi autorizimin e Katica Janevës dhe nuk do të jetë më avokati i saj. Pavleski për “Nova” tha se tre ditë pas arrestimit të Janevës, njoftoi se nuk do të mund më të përfaqësojë atë.

Pavleski erdhi me Janevën dëshmuan në Prokurorinë e Krimit të Organizuar, ndërsa pastaj e mbrojti atë tek gjykatësi i procedurës paraprake kur urdhëroi paraburgimin e saj. Pavleski është gjithashtu avokat i shefit të “Pelisterka” Cvetan Pandelevski i cili dyshohet në rastin “Perandoria” dhe të Ljupço Georgievskit në rastin “Trajektoria”.

Nuk ka ndonjë konflikt interesi në rastin me Katica Janevën, opinioni nuk duhet të jetë i ngarkuar me temën – interesi kryesor është që ajo të sigurojë prova që nuk është fajtore, thotë Pavleski.


Prokurorja Vilma Ruskosvka pas arrestimit të Janevës i kërkoi Pavleskit të vendosë nëse do të jetë mbrojtësi i Janevës, apo i të dyshuarve nga ajo, përkatësisht PSP-së.

Pavleski atëherë deklaroi se Janeva është viktimë e rastit “Haraçi” dhe së këtë do ta dëshmon./Telegrafi/