Studimi tregoi se ushtrimet gjatë periudhës së përmendur mund të reduktojnë rezistencën ndaj insulinës deri në një të katërtën
Rezistenca ndaj insulinës është gjendje gjatë së cilës në organizëm ka mjaftueshëm insulinë, mirëpo “ajo nuk punon apo punon e reduktuar”, që rezulton me zhvillimin e paradiabetit, dhe potencialisht të diabetit të tipit 2.
Insulina është hormon, i cili, veç tjerash, rregullon metabolizmin e karbohidrateve dhe metabolizmin e sheqerit.
Detyrë kryesore e insulinës është lehtësimi i kalimit të sheqerit, lëndë të para kryesore të energjisë nga gjaku në indet e synuara – mëlçia, muskujt dhe indet dhjamore, transmeton Telegrafi.
Glukoza në gjak qëndron në një interval të shëndetshëm për sa kohë që pankreasi mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të dominuar përgjigjen e dobët të qelizave, por ndonjëherë nivelet e glukozës rriten shumë dhe sheqeri mbetet në qarkullimin e gjakut.
Studimi i ri u krye nga Dr. Jeroen van der Velde dhe kolegët e tij nga Qendra Mjekësore e Universitetit Leiden në Holandë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se stërvitja lidhet me ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës, e cila redukton rrezikun e zhvillimit të diabetit.
Pas aktivitetit fizik të 775 subjekteve gjatë katër ditëve, autorët e studimit zbuluan se aktiviteti fizik i moderuar deri në intensiv uli përmbajtjen e yndyrës në mëlçi dhe rezistencën ndaj insulinës, dhe ushtrimet pasdite ose në mbrëmje u shoqëruan me reduktimin e rezistencës ndaj insulinës me 18 për qind dhe 25 për qind, krahasuar me të anketuarit aktivë gjatë gjithë ditës.
U përdorën të dhëna nga Studimi Epidemiologjik Holandez i Obezitetit (NEO), i cili përfshinte burra dhe gra midis moshës 45 dhe 65 vjeç me një indeks të masës trupore (BMI) prej 27 ose më shumë, që i klasifikon ata si mbipeshë ose obezë.
Në kuadër të studimit u angazhua edhe një grup kontrolli, pra në të gjithë studimin u përfshinë 6671 persona.
Të gjithë ata i janë nënshtruar një ekzaminimi mjekësor gjatë të cilit janë marrë mostrat e gjakut për të matur nivelin e glukozës dhe insulinës në gjak pas agjërimit dhe pas ngrënies.
Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu një rënie më të madhe të glukozës gjatë ushtrimeve të rënda pasdite në krahasim me mëngjesin në diabetin e tipit 2, dhe ky studim e konfirmoi këtë edhe në popullatën e përgjithshme.
Studiuesit arritën në përfundimin se “rezultatet sugjerojnë se koha e aktivitetit fizik gjatë ditës është e rëndësishme për efektin e dobishëm të aktivitetit fizik në ndjeshmërinë ndaj insulinës”.
Ata besojnë se “kërkimet shtesë duhet të vlerësojnë nëse koha e aktivitetit fizik është vërtet e rëndësishme në rastin e zhvillimit të diabetit të tipit 2”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri