Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë ka marrë pjesë edhe stërnipi i Ismail Qemalit.

Në një prononcim për mediat në gjuhën italiane, ai thotë se mendon që ndjen të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi i tij kur ka ngritur flamurin shqiptar.


Stërnipi i Ismail Qemalit ka dhënë dhe një mesazh nga qyteti bregdetar i Vlorës: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!Stërnipi i Ismail Qemalit: Mendoj se ndjej të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi im kur ngriti flamurin.Pyetje: A është hera e parë që vini në Shqipëri?Stërnipi i Ismail Qemalit: Jo, absolutisht që jo. Kam qenë shumë herë në Shqipëri.Pyetje: A ke një mesazh për shqiptarët në këtë ditë?Stërnipi i Ismail Qemalit: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!

Në aktivitetin zyrtar ishin të pranishëm edhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Në cermoni nuk mungoi as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.