Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, ka thënë se Raheem Sterling duhet të simulonte te momenti kur Kyle Walker e shtyu nga pas.

33-vjeçari ka thënë se ish-ylli i Liverpoolit ishte ‘shumë i ndershëm’, por e gjitha erdhi si pasojë e mos përvojës.


“Nëse Sterling do të simulonte të gjithë do të thoshin ‘është simulim’. Nëse ai do kishte eksperiencën time, simulimi në ato momente do ishte gjëja e duhur”.

3C5E726700000578 4143800 image a 1 1485030854629

“Ai është shumë i ndershëm. Walker e shtyu nga prapa dhe në ndeshje të tilla ai duhet të simulon”, ka thënë Toure. /Telegrafi/

telegrafi sport app