Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike është njëri ndër sektorët me potencialin më të madh për zhvillimin ekonomik. Kështu ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci sot gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kompaninë e avancuar të teknologjisë informative ‘Gjirafa’ në Prishtinë.
Me këtë rast, Stavileci tha se zhvillimet e fundit në tregun botëror tregojnë se gjithçka po orientohet drejt ekonomisë digjitale, i cili është një përparim modern që shkon gjithmonë me zhvillimet e fundit teknologjike.
“Duke parë që zhvillimet e fundit detyrimisht kërkojnë që edhe ne të jemi pjesë e kësaj ekonomie digjitale, ne si një vend me potencial rinor i kemi të gjitha parakushtet për ta zhvilluar sektorin sikur Gjirafa. Ne shohim edhe kompani të tjera që po zhvillohen në vendin tonë, shohim se edhe historia e kësaj fushe është shumë e re dhe ne iu inkurajojmë që të vazhdoni në këtë drejtim”, tha ministri Stavileci, duke ofruar përkrahjen e tij në zhvillimin e këtij sektori.
Numri një i MZHE-së, bëri të ditur se dikasteri që ai drejton do të vazhdojë ata hapa të cilët i ka nisur, siç është aprovimi i Strategjisë Kombëtare për Teknologjinë Informative.
Ministri Stavileci po ashtu tha se Fondi dhe veprime të tjera do të jenë në funksion të zhvillimit të këtij sektori, i cili bën një vlerë shumë më të madhe, ndërsa shtoi se sot secili biznes, pavarësisht veprimtarisë që ushtron mund të përfitojë shumë nga TIK.
“Ne do të jemi në mbështetje të vazhdueshme për sektorin e TIK-ut, e në veçanti për ndërmarrjet private që po e mundësojnë këtë zhvillim”, u shpreh Stavileci.
Nga ana tjetër, themeluesi i Kompanisë ‘Gjirafa’, Mërgim Cahani duke falënderuar ministrin për angazhimin dhe mbështetjen e këtij sektori, ka bër ëtë ditur se kjo kompani është duke punuar për një të ardhme në të mirë të zhvillimit ekonomik, e fokusuar kah aspekti inovativ i teknologjisë së informacionit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Cahani tha se kjo kompani nga tetor i vitit 2014 kur edhe është lansuar, një vit pas pasur rritje 650% te Gjirafa.com, ndërsa te produkti tjetër Gjirafa@network që është hapur në mes të janarit të vitit 2016, brenda katër muajve zyrtarisht është bërë platforma numër një për marketing online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ndryshe, Gjirafa, Inc, është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore Gjirafa.com. Kjo është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe, e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë Interneti. Përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë më shumë se 160 milionë web faqe Shqip nga i tërë Interneti, si dhe më shumë se 10,000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip të informimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi