Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në Forumi i Biznesit, që zhvillohet në kuadër të Samitit të Parisit për në Ballkanin Perëndimor, “Paris, Ballkan 2016”, që po mbahet në kryeqytetin francez, marrin pjesë edhe ministrat e linjës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave financiare ndërkombëtare.
Në kuadër të Samitit të Parisit, Ministri Stavileci do të marrë pjesë edhe në pritjen që Presidenti i Francës, Francois Hollande do të organizojë për delegacionet e vendeve të Ballkanit në Pallatin Elysse, me ç’rast do të nënshkruhet marrëveshja ‘RYCO’ nga Kryeministrat.
Temë kyçe e Forumin e Biznesit, nikoqir i të cilit është Michel Sapin, Ministri francez i Financave dhe Thesarit do të jetë prezantimi i reformave në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për klimën e biznesit me fokus në sektorët: Transporti dhe Infrastruktura, Energjia dhe Mjedisi, Dixhitalizimi etj.
Forumi zhvillohet në sesione sektoriale, ku Ministri Stavileci do të referojë në sesionin Energjia dhe Mjedisi, në të cilin diskutohet çështjet si Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, Rrjetat Smart, Eficienca e Energjisë, Trajtimit e ujërave dhe mbeturinave.
Stavileci do të prezantojë të arriturat e Kosovës në këta sektorë që nga Samiti i fundit, duke nënvizuar të arriturat sidomos në fushën e energjisë, ku hyn përfundimi i interkoneksionit 400kV Kosovë-Shqipëri, tregu i përbashkët, projektet ndërkufitare në fushën e energjisë në të cilat synohet të përfshihet vendet fqinje, e që janë në harmoni me orientimet e BE-së, respektivisht nismës së Berlinit.
Ndryshe, në kuadër të Forumit do të diskutohen edhe projektet e nënshkruar në vitin 2015 dhe bashkë-financuar nga Komisioni Evropian, paraqitja e programeve të projekteve të financimit në Ballkan dhe sfidat aktuale etj.
Në ditën e dytë të vizitës në Paris, Ministri Stavileci do të zhvillojë takime të ndara me drejtues të kompanive të ndryshme franceze të sektorit të TIK dhe Inovacionit, si Finance Innovation, Cap Digital, La Paillasse dhe La Ruche, ku do të njihet për së afërmi me përvojën e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit me kompani nga Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi