Statistika që e tregon më së miri sezonin e tmerrshëm që po kalon Sanchez – 12 minuta lojë, një herë e preku topin

Kiliani Alaxis Sanchez në ndeshjen që United e humbi nga Manchester City, luajti vetëm 12 minuta, duke e prekur topin një herë.
Manchester United humbi përsëri ndaj liderëve të Ligës Premier (2-0) dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pranoi se ata u mposhtën nga një skuadër më e mirë.
Historia për Alexis Sanchez është pak më e ndryshme në këtë ndeshje.

Kiliani është njohur si lojtar që vrapon dhe e ndihmon skuadrën kur ishte në Barcelonë dhe luante nën drejtimin e Guardiolas ose Luis Enriques.
Kundër Cityt, lojtari më i paguar i United me një kontratë në vlerë 400,000 funte në javë – luajti 12 minuta.
Gjatë kësaj kohe, mesfushori sulmues preku topin vetëm një herë, që llogaritet 86,000 euro.
Shtuar kësaj edhe 86,000 euro tjera për Sánchezin që i merr si bonus sa herë që paraqitet, kosto për të janë të mëdha. /Telegrafi/



















































