LAJMI I FUNDIT:

Stafi civil i Zyrës së Kryeministrit hyn në grevë, arsye pagat

Stafi civil i Zyrës së Kryeministrit hyn në grevë, arsye pagat

Të pakënaqur me mosrritjen e pagave sikurse kolegët e tyre nga stafi politik: zyrës se informimit, asaj ligjore dhe sekretariatit koordinues, stafi civil i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka hyrë në grevë që nga orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Telegrafi nga disa burime merr vesh se arsyeja e kësaj greve ka ardhur si rrjedhojë e privilegjeve në rritje të pagave të disa zyrave, sidomos asaj të informimit, zyrës ligjore dhe sekretariatit koordinues.

“Stafi është mbledhur në sallën e Qeverisë dhe po kërkon të drejta të plota me kolegët e tyre”, ka thënë një burim për Telegrafin brenda grevës.


Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Qeverisë, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë.

Muaj më parë një vendim të qeverisë që ishte kritikuar shumë kryeministri dhe kabineti qeveritar kishte marrë vendim për rritjen e pagave të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësve të tyre, si dhe stafit politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori