Sporti për fëmijët

Specialistet shprehen se prindërve ju takon të merren më shumë më fëmijët e tyre dhe t’i angazhojnë ata më shumë në aktivitete sportive, por që gjithçka duhet të organizohet sipas moshës së fëmijës. Ata shprehen se “kompjuteri” dhe “televizori” janë dy faktorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në aktivitetet sportive të fëmijëve.
Specialistët japin disa sugjerimi lidhur me mënyrën se si prindërit duhet të adresojnë fëmijët e tyre sipas dhuntive dhe moshës që ata kanë:
Aktivitetet për grupin 2-5 vjeç: Për fëmijët që sapo kanë nisur të ecin dhe ata që shkojnë në arsimin parashkollor, mund të bëhen disa lëvizje dhe ushtrime sportive, por nuk është e përshtatshme që ata të aktivizohen nëpër sporte të ndryshme, pasi mosha është ende e vogël.
Më e mira për ta, është liria në veprimet e tyre. Ata mund të lejohen të luajnë, të vrapojnë, të notojnë të shoqëruar, të hipin në biçikletë etj, por që pranë tyre duhet të jetë edhe një familjar.
Aktivitetet për grupin 6-7 vjeç: Me rritjen e fëmijëve, edhe përqendrimi i tyre ndryshon. Ata bëhen më bashkëpunues dhe më bindës ndaj atyre që ju kërkon, transmeton Telegrafi.
Për këtë, në këtë moshë mund tu sugjerohen këto lloje sportesh: basketboll, futboll, gjimnastikë, not, tenis, golf, atletizëm, etj.
Aktivitetet për grupin 8 vjeç: fëmijët e kësaj moshe, mund të angazhohen në të gjitha llojet e sportit. Në këtë moshe, mund të fillohet edhe me sportet e vështira që paraqesin përballje fizike.
Detyrat që u takojnë familjeve?
– Nëse fëmija juaj nuk merret me ndonjë sport të caktuar, atëherë mund të përdoren edhe mënyra të tjera që vënë atë në lëvizje si psh shëtitje familjare nëpër parqe, ecje me biçikletë, piknik etj
– Duhet të nxisni fëmijët tuaj që të jenë pjesë e lojërave të ndryshme. Për këtë, duhet të krijoni deri diku edhe kushtet. Përpiquni ti angazhoni ata me shokët dhe shoqet.
– Nëse fëmija juaj humbet në diçka, bëjeni që ai të ndiej se ju e doni sërish dhe pa asnjë ndryshim nga më parë. Mos harroni që qëllimi i kësaj është që fëmija të fitojë besimin tek vetja dhe të zhvillojë talentet e tij.
– Jini real në mundësitë që fëmija juaj paraqet
– Mos e shtyni fëmijën të marrë pjesë në aktivitete që nuk dëshiron
– Jini më parë vetë optimist dhe dëshirues të sportit. Në këtë mënyrë, ju do të bëheni një shembull për fëmijën tuaj. Mos harroni se fëmijët ndikohen më shumë nga ata që shikojnë, se sa nga ato që dëgjojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Këto janë mënyrat se si mund të arrini një marrëdhënie harmonike në martesë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të afroni ose shtyni datën e ciklit menstrual!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij