Spondiliti ankilozant është sëmundje inflamatore, autoimune, kronike që bënë pjesë në grupin e sëmundjeve reumatizmale inflamatore seronegative (të quajtura Spondilartropati seronegative)
Dr. Avni Kryeziu, mr.sci
internist-reumatolog
tel. 044 317 322
Epidemiologjia
Prevalenca e sëmundjes luhatet nga 67.7 deri në 197, kurse në disa vende si Norvegjia arrin deri në 210 të sëmurë në 100000 banorë, kurse incidenca është rreth 7.3 raste të reja në 100000 banorë në vit. Më shumë atakon gjininë mashkullore se sa atë femrore në raport 2-3:1, edhe pse kohët e fundit është luhatur kjo e dhënë.
Fakti i gjetjes së antigjenit HLA-B27 në mënyrë të barabartë si te meshkujt poashtu edhe te femrat, ka bërë të mendohet se sëmundja mund të jetë e barabartë në të dy gjinitë, por te meshkujt ka shfaqje më tipike dhe ka një ecuri më progresive dhe si pasojë, ka edhe gjetje më të shumta radiologjike.
Shkaktari i sëmundjes (Etiologjia)
Shkaku i sëmundjes është ende e panjohur megjithatë mendohet që sëmundja është pasojë e një përgjigje të fortë imune ndaj faktorëve mjedisorë në persona të predispozuar gjenetikisht. Mendohet që infeksionet me Klebsiella posedojnë antigjene që ngjasojnë me HLA-B27 gjë që inicion formimin e antikorpeve me aktivitet të kryqëzuar.
Vendi i fillimit të sëmundjes është ai në ngjitjen e tetivave, ligamenteve ose kapsulave me kockën (enthesis). Alterimet gjatë entesitit shpjegojnë shenjat tipike në SA si p.sh. formimin e sindesmofiteve në trupat unazorë në formë katrore, destruksionin e sipërfaqeve të unazave, tendinitet, etj.
Pasqyra klinike
Shfaqjet skeletore
Dhimbja e fundshpinës është ankesa më e shpeshtë dhe është karakteristike, dhimbje e karakterit inflamatorë, që e dallon nga dhimbja e fundshpinës me natyrë mekanike.
Ngurtësimi i pjesës lumbale i përcjellur me dhimbje në mëngjes është karakteristik që mund të zgjasë deri në 3 orë pas zgjimit nga gjumi. Si pasojë e prekjes së pjesës torakale të shtyllës kurrizore dhe entesopatisë së yjeve kostosternale dhe manubriosternale, shfaqet dhimbje gjoksi që rëndohet gjatë kollës dhe teshtitjes në formë therëse që ngjason me dhimbjet pleurale.
Ndër ankesat të shpeshta te këta të sëmure është ndjeshmëria e shtuar e nyjeve gjatë palpimit. Kjo është më e theksuar në nyjet kostosternale, proceset spinose, kristen iliake, trochanter major, truberozitat ishiadike, tuberkulat tibiale ose në themra. Nyjet periferike që preken më shpesh janë ato skapulohumerale, koksofemurale, gjunjët dhe më pak ato te nofulave.
Shfaqjet jashtëskeletike
Të sëmurët shpesh kanë simptoma të përgjithshme si dobësi trupore, rënie në peshë dhe temperaturë subfebrile. Rreth 25-30% të sëmurëve mund të kenë probleme ne sy si uveit anterior dhe iridociklit.
Prekjet e zemrës më të shpeshta janë aortiti ascendent, pamjaftueshmëria e valvulës së aortës, dëmtimet e përçueshmërisë, kardiomegalia dhe perikarditi. Dëmtimet e mushkërive janë të rralla dhe janë shfaqje e vonshme e sëmundjes. Më e shpeshtë është fibroza e lobeve të sipërme të mushkërive.
Ndërlikimet neurologjike mund të shkaktohen nga frakturat, instabiliteti, kompresoni ose inflamacioni. Prekja e veshkave nga depozitimi i IgA është dëmtimi më i shpeshtë i veshkave që ndodh te SA.
Osteoporoza është një shenjë e hershme e sëmundjes, por vlerësimi i densitetit kockor është i vështirë te këta të sëmurë për shkak të prezencës së sindesmofiteve. Kjo dobësi mund të shmanget duke aplikuar CT kuantitative.
Diagnoza e sëmundjes
Të dhëna anamnestike mjaftë të rëndësishme janë:
Dhimbja e fundshpinës e karakterit inflamatorë. Karakteristikë e dhimbjes me karakter inflamatorë është fillimi i dhimbjes në moshë të re në mënyrë graduale, kohëzgjatja e dhimbjes për të paktën 3 muaj, ngurtësimi mëngjesorë i cili përmirësohet gjatë lëvizjeve, alterimi i dhimbjes majtas dhe djathas në regjionin gluteal.
E dhëna për histori familjare pozitive për SA, shton gjasat në mënyrë të konsiderueshme për tu sëmurë nga kjo sëmundje (gjasat shtohen për rreth 10 % për çdo të afërm të shkallës së I-rë të një individi të sëmurë).
Ekzaminimet rutine të gjakut nuk kanë vlerë në diagnozën e sëmundjes.
Reaktantët e hershëm të inflamacionit jo gjithherë mund të jenë të rritur.
Në rreth 15% të rasteve, mund të gjejmë një anemi të lehtë normokrome.
Niveli i fosfatazës alkalike poashtu mund të jetë i rritur.
Të dhënat radiologjike fillimisht shihen në nyjet sakroiliake, por ka raste të rralla që nuk preken këto nyje. Ndryshimet radiologjike në nyjën sakroiliake zakonisht janë të dyanshme dhe simetrike. Ato konsistojnë nga dukje e turbullt dhe jo e qartë e kockave subkondrale dhe që pasohen me eruzione dhe sklerozë të buzëve nyjore.
Ndryshimet në pjesën sinoviale të nyjës (dy të tretat e poshtme të nyjës), janë si pasojë e kondritit dhe osteitit të buzëve nyjore.
Erozionet dhe skleroza subkondrale vihen re që në fillim të sëmundjes dhe tentojnë të jenë më të shprehura në anën iliake të nyjës. Progresioni i erozioneve të kockave subkondrale jep pamjen e një ‘pseudozgjerimi’ të hapësirës nyjore sakroiliake. Më vonë ndodh fibroza, kalcifikimi, urat unazore dhe në fund osifikimi. Pas shumë vitesh vihet re ankilozë e plotë e nyjeve dhe zhdukje e sklerozes.
Menaxhimi i sëmundjes
Konsiston në qetësimin apo zbutjen e dhimbjeve, përmirësimin e ngurtësimit truporë, në ruajtjen e qëndrimit dhe formës fiziologjike të trupit (posturës), në ruajtjen dhe përmirësimin e funksionit fizik dhe psikosocial.
Fizioterapia
Ushtrimet fizikale janë terapia kryesore në këta të sëmurë. Poashtu, rekomandohet noti, volejbolli, skijimi, etj.
Rekomandohet që këta të sëmurë të qëndrojnë shtrirë 15-30 min. Një ose disa herë në ditë, të flenë në shtrat të drejtë dhe të përdorin jastëk të ulët nën qafë në mënyrë që të ruhet pozita normale fiziologjike e shtyllës kurrizore.
Të sëmurët që janë në stade të avancuara, të cilët kanë fuzionim të unazave dhe osteoporozë, duhet ti shmangin punët e rënda fizike pasi mund të rrezikohen nga frakturat.
Terapia medikamentoze
Anti-Inflamatorët Jo Steroid (AIJS)- janë linja e parë e mjekimit medikamentoz. Ende nuk ka të dhëna që njëri bar nga ky grup, është më superior së tjetri për sa i përket efekteve terapeutike te kjo sëmundje.
Zgjedhja e barit është individuale dhe jepet varësisht nga karakteristikat dhe specifikat e secilit pacient veç e veç.
AIJS jo selektivë (Ibuprofen, Diclofenak, Ketoprofen, Indometacin, etj.) jepen te pacientët e rinj që nuk kanë shoqërim me sëmundje tjera.
Te pacientët me probleme gastroduodenale ose që kanë anamnezë pozitive për probleme të tilla, duhet të jepen AIJS të grupit Cox 2 selektivë (Coxibet).
Pos barnave të lartpërmendura, përdorën edhe barnat qe e modifikojnë sëmundjen si Sulfosalazina, Metotrexati dhe Leflunomide.
Kortikoidet përdoren në mënyrë lokale duke i ordinuar direkt në nyjet e përfshira nga procesi (në nyjën sakroiliiake ordinohet nën përcjellje fluoroskopike).
Përdorimi i tyre në mënyrë sistemike nuk ka treguar ndonjë efekt të dobishëm dhe as në format periferike që disa profesionist e preferojnë.
Terapia biologjike
Moment historik në trajtimin e SA është fillimi i përdorimit të terapisë me substanca biologjike anti-TNF si: Infliximabi, Etanercepti, Adalimumabi dhe Golimumabi.
Edhe pse të kuptuarit e gjenetikës së SA është përmirësuar në masë të madhe, njohuritë në lidhje me shkakun dhe patogjenezën e saj, ende nuk kanë përfunduar. Është arritur shumë në klasifikimin dhe vlerësimin e sëmundjes.
Terapia me substanca biologjike si anti-TNF, është efikase, por kjo terapi, ende nuk është treguar efikase në pengimin e progresionit të sindesmofiteve të shtyllës kurrizore në pamjet radiografike.
Aktualisht mbetet sfidë që të përcaktohet se si të parashikohen dhe përmirësohen rezultatet në nivel individual të pacientëve, në veçanti tek ata pacientë të cilët do të zhvillojnë ndryshime të rëndësishme strukturale dhe rënie funksionale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën