LAJMI I FUNDIT:

Spitalit i Kumanovës i shtohet edhe një automjet për ndihmë të shpejtë

Spitalit i Kumanovës i shtohet edhe një automjet për ndihmë të shpejtë

Nga Spitali i Kumanovës thonë gjatë kësaj periudhe të krizës me coronavirusin, Ndihma e Shpejtë është forcuar me kuadro ndërsa nga Qeveria kanë marrë edhe një automjet dhe momentalisht kanë dy automjete për bartjen e personave të infektuar.

Drejtori Faruk Alili thotë se prioritet kanë personat që janë të infektuar me coronavirus, por edhe të gjitha rastet tjera urgjente si aksidente, infarkte, pacientë me sëmundje në zemër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Puna e Ndihmës së Shpejtë vazhdon pa ndalesa, dhe mund të them se numri i thirrjeve është zvogëluar. Kemi dy ekpie në qytet dhe dy ekipe që janë për njerëzit me Covid-19. Punonjësit kanë pajisje mbrojtëse. Edhe ata pacientë që janë n ë Repartin infektiv në spitalin e Kumanovës barten në Shkup me automjetet tona, dhe e njëjta bëhet nëse nga Shkupi lëshohen për shërim shtëpiak. Ndihma e Shpejtë e kryen transportin”, tha Alili.


Ai shton se ordinancat stomatologjike nuk punojnë tani dhe të gjithë punonjësit kanë leje për lëvizja gjatë orës policore.

Në Kumanovë aktualisht ka 130 të infektuar me cornavirus ndërsa tashmë disa njerëz kanë humbur jetën. Në mesin e të infektuarve ka edhe mjek dhe personel mjekësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori