LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 12° lightrain

Spitali i Gjilanit ndër të parët që fillon aktivitetin e ekipit të Auditit Klinik – nismë e re që synon të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët

Spitali i Gjilanit ndër të parët që fillon aktivitetin e ekipit të Auditit Klinik – nismë e re që synon të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka filluar aktiviteti i ekipit të Auditit Klinik, një nismë e re dhe inovative që synon të rrisë cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët, duke përmirësuar praktikat e kujdesit mjekësor në përputhje me standardet më të larta.

Sipas një komunikate për media, Auditi Klinik përfaqëson një proces sistematik, i cili monitoron dhe analizon praktikat ekzistuese në shëndetësi për të identifikuar mangësitë dhe për të zbatuar ndërhyrje përmirësuese.

Ky proces përfshin përdorimin e të dhënave objektive dhe analizave profesionale për të siguruar që pacientët të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm.


Gjithashtu, është bërë e ditur se njohuritë e fituara nga trajnime ndërkombëtare në këtë fushë do të zbatohen me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete.

Duke qenë ndër spitalet e para në vend që zbatojnë këtë proces, në komunikatë theksohet se Spitali i Gjilanit po shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit ndaj pacientëve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori