LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan sjell ngjyrat e teatrit La Scala në Tiranë!

Spitali Amerikan sjell ngjyrat e teatrit La Scala në Tiranë!

Në një eveniment të madh kulturor dhe një natë të paharrueshme, Spitali Amerikan, së bashku me disa nga artistët më të njohur të skenës Kombëtare dhe atë Ndërkombëtare, organizon një koncert bamirësie nën emrin “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”.

Ky koncert zhvillohet në prag të festimit të 10 vjetorit të krijimit të Spitalit Amerikan me një qëllim sublim, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që janë lindur me probleme në sistemin e dëgjimit. Implanti koklear është mrekullia teknologjike e fundit që mundëson sjelljen e tingullit në veshin e paaftë për të dëgjuar. Të ftuar në këtë aktivitet prestigjioz do të jenë disa nga yjet e muzikës lirike dhe asaj tradicionale shqiptare.

Pjesëmarrje e veçantë e sopranos së suksesshme botërore Maria Jose Siri. Ajo vjen të marrë pjesë në këtë koncert madhështor direkt pas rolit të saj në Madama Butterly në La Scala në datë 8 Janar 2017. Me pjesëmarrjen e tyre nderojnë dhe tenorët Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj. Soprano Sindi Mamaqi si dhe këngëtarët Rona Nishliu dhe Dren Abazi sëbashku me pianistin Ekland Hasa. Orkestra do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Italian Francesco Ledda. Koncerti do të jetë nën prezantimin e Ema Andreas.


Ky koncert do të sjelli për publikun Shqiptar aromën e muzikës klasike më të zgjedhur, me një repertor brilant nga trojet Shqiptare dhe ariet më të bukura të muzikës botërore. Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datë 27 Janar në orën 20.00. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për realizimin e operacionit për vendosjen e implantit koklear tek fëmijët që kanë lindur me probleme në dëgjim. Për më shumë vëmendje dhe përkrahje ndaj kësaj teme shumë sensitive, ju ftojmë të bëheni pjesë!

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori