LAJMI I FUNDIT:

Spitali “8 Shtatori” në Shkup mbylli sallën e operacionit, ska infermiere! (Video)

Spitali “8 Shtatori” në Shkup mbylli sallën e operacionit, ska infermiere! (Video)

Reparteve të pneumologjisë dhe endokrinologjisë dhe një salle për kirurgji të përgjithshme dhe digjestive u është vënë çelësi në spitalin “8 Shtatori”. Mungesa e anesteziologëve dhe e infermiereve, janë arsyeja se pse u soll ky vendim, tha drejtori i spitalit Sasho Stojçev, për TV21. Mirëpo thonë se mbyllja e sallës së operacionit nuk do të ndikojë në rastet urgjente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët nuk ishin të informuar për mbylljen e sallës së operacionit, por thonë se kjo gjendje do të shkaktojë probleme për pacientët që duhet të operohen.

Shpallja për punësimin e 60 infermiereve, ende s’është mbyllur. Siç sqaruan nga spitali konkursi me të gjitha gjasat do të duhet të anulohet, sepse ende nuk i kanë marrë testet e nevojshme shabllon për vlerësimin e kandidatëve të paraqitur. Për momentin, në spitalin e qytetit punojnë 350 infermiere. Që të mund të punojnë me tempo normale janë të nevojshme edhe 180 infermiere.


Siç sqaruan nga “8 Shtatori”, mungesa e infermiereve vjen si rezultat i asaj se një pjesë e tyre ose janë pensionuar ose kanë shkuar të punojnë në spitalet private apo jashtë shtetit. Krahas kësaj, është shtuar edhe vëllimi i punës, gjegjësisht vitin e kaluar në spital janë bërë 193.000 kontrolle, ndërsa këtë vit gati se 30 mijë më shumë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori