LAJMI I FUNDIT:

Spinazzola kthehet në Romë dhe thyen heshtjen pas lëndimit

Spinazzola kthehet në Romë dhe thyen heshtjen pas lëndimit

Leonardo Spinazzola ka thënë se ai ‘do të kthehet së shpejti’ ndërsa po shkon në Romë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore pas dëmtimit të tij kundër Belgjikës.

28-vjeçari ka frikë se ka pësuar një dëmtim të tendinit të Akilit në pjesën e dytë të çerekfinales mes Italisë dhe Belgjikës mbrëmë (e premte).

Ai ishte shtrirë në lot dhe sipas disa raporteve ai do të mbetet jashtë aksionit për disa muaj.


U largua me lot nga fusha, Spinazzola ka pësuar dëmtim të rëndë në ‘Tendinën e Akilit’
Lexo po ashtu U largua me lot nga fusha, Spinazzola ka pësuar dëmtim të rëndë në ‘Tendinën e Akilit’

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Spinazzola do të largohet nga qendra e trajnimit të Italisë në Coverciano, duke u drejtuar për në Romë së bashku mjekun italian Andrea Ferretti.

Nëse diagnoza konfirmohet, Spinazzola do të largohet nga ekipi kombëtar dhe do të kthehet në qendrën stërvitore të Romës, Trigoria, për të filluar shërimin e tij.

Ndërkohë, mbrojtësi i Romës ka lëshuar një mesazh në profilin e tij në Instagram, duke thënë se ai do të kthehet së shpejti dhe se ëndrra e Italisë vazhdon.

“Të gjithë e dimë se si shkoi, por ëndrra jonë blu vazhdon dhe me këtë grup të shkëlqyeshëm asgjë nuk është e pamundur. Unë vetëm mund t’ju them se do të kthehem së shpejti! Jam i sigurt!”, ka shkruar Spinazzola.

Shokët e tij të skuadrës u përpoqën ta gëzojnë atë gjatë rrugës për në Firence duke kënduar një këngë për të në aeroplanin për në shtëpi.

Në anën tjetër, Italia do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale të martën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori