Werder Bremeni e ka nisur me barazim (1-1) ndaj Hannover 96, ndeshjen e parë sezonale në Bundesliga.

Anësori shqiptar, Milot Rashica, nuk e nisi ndeshjen nga fillimi, por u inkuadrua në pjesën e dytë.


rashica1 (Foto: Spiegel.de)

22-vjeçari pati ndikim të madh në rrjedhën e takimit dhe ishte vendimtar që skuadra e tij mori një pikë.

Hannover krijoi epërsi me anë të Hendrik Weydandt (76'), ndërsa Werderi barazoi përmes Theodor Gebre Selassie (85').

rashica2 (Foto: Spiegel.de)

Mirëpo, arkitekt i këtij goli ishte Rashica, i cili dërgoi një harkim fantastik në zonë, me ç'rast edhe Selassie shënoi me kokë.

Paraqitja e tij ka bërë që Spiegel ta përfshijë në formacionin më të mirë të javës së parë në sezonin 2018/2019 në Bundesliga.

rashica3 Formacioni 5-3-2 (Foto: Spiegel.de)

Ai është përfshirë në katër nga pesë formacionet e publikuara nga media gjermane, të cilat jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/

rashica4 (Foto: Spiegel.de)