Spektakël nga Aguero dhe Sterling, City me goleadë ndaj Atalantas

Manchester City ia ka shënuar pesë gola Atalantas, ndërsa e ka pranuar një, në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Etihad Stadium.
Të parët shënuan mysafirët me golin e Ruslan Malinovsky të realizuar nga pika e bardhë (28'), porse me dy gola të shpejtë (34' dhe 38'), Sergio Aguero e përmbysi rezultatin.
Raheem Sterling shënoi het-trik në pjesën e dytë (58', 64' dhe 69') për ta vulosur fitoren e skuadrës angleze.

Kjo është fitorja e tretë nga po aq ndeshje të Manchester Cityt në Grupin C dhe është lider me nëntë pikë të arkëtuara.
Atalanta nuk ka arritur asnjë fitore në tri ndeshjet e para, ashtu që qëndron në fund të tabelës pa pikë.

Nuk ishte një mbrëmje e mirë për mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti, pasi skuadra e tij pranoi pesë gola. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x7myhss




















































