Boston Celtics dhe Los Angeles Clippers kanë zhvilluar njërën nga ndeshjet më interesante këtë edicion në NBA.

Ndeshja e zhvilluar në TD Garden të Bostonit përcaktoi ekipin fitues vetëm pas dy vazhdimeve.


Celtics arritën të triumfonin në fund me tetë pikë diferencë 141:133.

Jayson Tatum pati paraqitje të shkëlqyer me 39 pikë, nëntë kërcime, një asistim, një bllokadë dhe një top të vjedhur.

KTFTVXSO4EI6VKSVSIWLNOOKI4 scaled

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Marcus Smart me 31 pikë si dhe Gordon Hayward që shtoi 21 të tjera e kontribuoi me 12 kërcime

Lou Williams ishte më efikasi te Clippers me 35 pikë e tetë asistime, ndërsa Kawhi Leonard shtoi 28 të tjera, por pa mjaftuar për fitoren e skuadrës nga Kalifornia. /Telegrafi/ Rezultatet:

Boston Celtics - LA Clippers 141:133

New Orelans Pelicans - Oklahoma City Thunder 118:123

telegrafi sport app