Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Wells Fargo Center të Philadelphias, ku 76ers janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Boston Celtics.

Ka qenë një duel i jashtëzakonshëm, ku në fund ishin mysafirët që triumfuan me tre pikë epërsi 107:110.


Jayson Tatum me një tre pikësh në sekondën e fundit i dha fitoren skuadrës mysafire duke sjell gëzim të madh.

Jaylen Brown ka qenë basketbollisti më efikas i Celtics me 26 pikë të shënuara.

Me lojë të mirë u dallua edhe Tatum që me 18 pikë si dhe Derrick White me po aq pikë të realizuara.

Joe Embiid ishte basketbollisti më efikas te skuadra vendase me 41 pikë e 12 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Vlen të theksohet se Embiid realizoi nga një distancë e largët tre pikësh për të barazuar rezultatin në 110:110, por shënimi nuk u pranua pasi kishin kaluar sekondat. /Telegrafi/

telegrafi sport app