Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare, por edhe befasitë.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes është zhvilluar në Paycom Center mes Oklahoma City Thunder dhe Minnesota Timberwolves, ku në fund triumfuan mysafirët.
Mysafirët fituan vetëm pas kohës shtesë me rezultat 128:131 pasi koha e rregullt u mbyll baras 121:121.
Jaden McDaniels ishte më meritori për fitoren e Timberwolves me 27 pikë e 10 kërcime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Reid me 22 pikë si dhe Nickeil Alexander-Walkere që shtoi 21 të tjera.
Rezultatet:
Detroit – LA Clippers 106:97
Indiana – Denver 116:125
Philadelphia – Chicago 110:142
Washington – Brooklyn 107:99
Atlanta – Miami 98:86
Oklahoma – Minnesota 128:131
Utah – Portland 112:114
Sacramento – Charlotte 130:88