Pothuajse nuk ka adhurues të basketbollit që nuk e pret me padurim ndeshjen ‘All Star’ në NBA.

Spektakli i natës së mbrëmshme ka përfunduar në New Orleans me fitoren e Perëndimit.


anthony davis 1

Konferenca e Perëndimit ka triumfuar me 10 pikë diferencë 192-182, në një ndeshje ku shkëlqeu dyshja Anthony Davis dhe Russell Westbrook.

Anthony Davis ka qenë më efikasi në këtë takim, duke shënuar 51 pikë dhe duke bërë 10 kërcime.

KyrieIrvingNBAStarGame2017GP6vk3J1pMax

Paraqitje fantastike pati edhe Russell Westbrook me 41 pikë, shtatë asistime dhe pesë kërcime.

Ndërkohë te Perëndimi, shkëlqyen edhe dyshja e Golden State Warriors, Kevin Durant dhe Stephen Curry me nga 21 pikë të shënuara, ku i pari bëri triple double me 10 asistime e 10 kërcime.

LeBronJamesNBAStarGame2017FCSZQXggWBhx

Në lindje debutuesi i All Star, nigeriani Giannis Antetokounmpo shkëlqeu duke shënuar 30 pikë dhe gjashtë kërcime duke dhuruar edhe një bllokadë.

Dyshja e kampionit në fuqi, Cleveland Cavaliers, LeBron James dhe Kyrie Irving gjithashtu dhuruan spektakël.

RussellWestbrookNBAStarGame20178zTU nvmJXCx

James shënoi 23 pikë, ndërsa Irving ishte fantastik me 22 pikë dhe 14 kërcime.

Kjo ndeshje ishte me plot aksione të bukura, ngulitje dhe asistime mahnitëse. /Telegrafi/

LeBronJamesNBAStarGame2017q EPDdTtOWox

telegrafi sport app