LAJMI I FUNDIT:

Specialja: Thaçi u rikthye në objektin e paraburgimit brenda ditës

Specialja: Thaçi u rikthye në objektin e paraburgimit brenda ditës

Gjykata Speciale është deklaruar lidhur me vizitën që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë te familja e tij të hënën e 29 majit.

Sipas Gjykatës, gjatë vizitës në Kosovë ai ka qenë nën mbikëqyrje ne Dhomave të Specializuara, të asistuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës dhe është kthyer në paraburgim në Hagë po të njëjtën ditë.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka thënë se vizita në familjen e ngushtë të Thaçit ishe për arsye humanitare.


“Të hënën, më 29 maj, Zyra Administrative organizoi një vizitë nën ruajtje për Hashim Thaçin në Kosovë për të takuar anëtarët e familjes së ngushtë, në bazë të urdhrit të Trupit Gjykues. Trupi Gjykues miratoi kërkesën e z. Thaçi për këtë vizitë për arsye humanitare bindëse. I akuzuari vazhdoi të mbetej nën paraburgimin dhe ruajtjen e Dhomave të Specializuara përgjatë gjithë qëndrimit në Kosovë, me ndihmën edhe nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Z. Thaçi u rikthye në objektin e paraburgimit në Hagë më të njëjtën ditë”, ka deklaruar Griep në informimin javor të Gjykatës Speciale, transmeton KP.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës.

Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë të hënën e 12 qershorit me administrimin e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori