Site icon Telegrafi

Specialja bastis shtëpinë e Hajredin Kuçit, arrestohet Bashkim Smakaj

Mëngjesi i sotëm ka nisur me zhvillime në Kosovë, pasi Gjykata Speciale ka realizuar disa operacione dhe ka arrestuar disa persona.  

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, fillimisht tha për Telegrafin se është arrestuar ish-kryetari i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi.

Më pas, në një deklaratë tjetër theksoi se Hajredin Kuçit i është bastisur vetëm shtëpia.

Lexo po ashtu Specialja arreston edhe Fadil Fazliun, vëllain e dy heronjve Fahri e Bahri Fazliut

Ndryshe, sot janë ndaluar edhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, si dhe vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.

Lexo po ashtu Konfirmohen arrestimet, Specialja thotë se po kryen operacione gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). /Telegrafi/

Exit mobile version