Gazeta shkruan se gjithçka kishte marrë teposhtën kur Gibson e kishte ftuar Spears t’i bashkohet atij dhe gruas në Costa Rica në vitin 2008.

“Mel e kishte ftuar Britney-n në pronën e tij, për t’i ofruar një vend për pushim. Ai po ashtu e nxori atë në darkë në Los Angeles. Por aluzioni dhe thashethemet arritën tek Robyn (gruaja e Mel). Ajo dëshironte të zgjidhje gjithçka, e që ishte divorci”, ka thënë burimi për gazetën.

Gibson zbuloi javën e kaluar se ai dhe Robyn, me të cilën ka qenë i martuar për po thuajse 28 vite, kishin aplikuar për divorc. Ajo pritet të marrë gjysmën e pasurisë së tij, që vlerësohet 900 milionë dollarë.