LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Që nga fillimi i vitit janë shqiptuar 373 gjoba për vozitje të shpejtë

SPB Tetovë: Që nga fillimi i vitit janë shqiptuar 373 gjoba për vozitje të shpejtë

SPB Tetovë informon se në dy muaj e gjysmë të këtij viti, përfshirë sot (14 mars), në rajonin e Tetovës janë shqiptuar gjithsej 1107 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale nga drejtuesit e mjeteve, prej të cilave 373 gjatë këtij muaji.

Shumica e masave i referohen tejkalimit të shpejtësisë jashtë vendbanimit, para së gjithash në pjesën Tetovë të autostradës Gostivar – Tetovë – Shkup, dhe në të shumtën e rasteve me vetura.

“Në mesin e drejtuesve të automjeteve kundërvajtës, nuk mungojnë ata që në autostradë kanë vozitur me shpejtësi 50 dhe 70 kilometra në orë më shumë se sa lejohet në bazë të shenjave të trafikut. Për shoferët me shpejtësi të madhe janë përgatitur parashtresa përkatëse, për këtë lloj kundërvajtje do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë dhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit, varësisht nga shpejtësia e tejkaluar”.


“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, duke pasur parasysh se po vjen një periudhë shumë më e madhe e lëvizshmërisë në rrugët e kësaj zone, apelon që shoferët të mos nxitojnë pa nevojë, përkatësisht shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës brenda dhe jashtë vendbanimit. Kështu, ata do të kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe në parandalimin e aksidenteve të mundshme në trafik”, thonë nga SPB  Tetovë./Telegrafi/