Sektori për Punë të Brendshëm informon se muajin e kaluar (shkurt) në rajonin e gjerë të Tetovës numri i aksidenteve në komunikacion është zvogëluar për 26, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe ka arritur në gjithsej 39.
Nga SPB Tetovë thonë se nuk ka pasur viktima, ndërsa aksidentet me të lënduar rëndë janë reduktuar në vetëm 2 aksident, shifra dhe të dhëna vetëm ata thonë se situata e sigurisë në komunikacion në këtë zonë është në trend pozitiv. Ndërsa numri i aksidenteve me dëme më të mëdha materiale ishte vetëm 19.
“Megjithatë, gjatë muajit të fundi sërish është i lartë numri i tejkalimeve të shpejtësisë (384), si dhe shkeljet për mos dhënie përparësi kalimi ndaj këmbësorëve (282), si dhe janë regjistruar 40 drejtues mjetesh që kanë parakaluar në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, 123 kundërvajtje janë kryer nga këmbësorët, të cilët më së shpeshti kalonin rrugët jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe të njëjtit janë thirrur në të ashtuquajturën ,,ligjeratë për udhëzim komunikacioni””.
“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sërish apelon drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës, të mos parakalojnë në vendet e ndaluara dhe prioritet të kenë gjithmonë këmbësorët, veçanërisht në rrugët ku nuk ka trotuare të formësuar apo vendkalime të shënuara. Nga ana tjetër, këmbësorët këshillohen të mos kalojnë rrugën vend e pa vend dhe të respektojnë semaforët ekzistues në kryqëzime, për të mos rrezikuar të përplasen nga automjetet”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?