LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Për të gjitha institucionet që veprojnë me të dhëna personale ka rregulla dhe procedura të veçanta

Spasovski: Për të gjitha institucionet që veprojnë me të dhëna personale ka rregulla dhe procedura të veçanta

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve për informacionin nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në të cilin theksohet dyshimi dhe rreziku nga keqpërdorimi i të dhënave personale, tha se për të gjitha institucionet të cilat veprojnë me atë lloj të të dhënave ekzistojnë rregulla dhe procedura të veçanta.

Gjatë vizitës së sotme në SPB Manastir, Spasovski theksoi se që të pengohet keqpërdorimi i të dhënave personale duhet të punohet shumë më shumë në ngritjen e vetëdijes publike, por edhe të elementit represiv.

“Ne edhe deri më tani kemi trajtuar raste që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave personale. Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim masiv të të dhënave apo ndonjë tendencë për rritjen e tyre. Gjithashtu, dihet se ekziston një Agjenci e veçantë për Mbrojtjen e të Dhënave dhe këtu për të gjitha institucionet që merren me të dhënat personale ka rregulla, rregullore, procedura të veçanta mbi bazën e të cilave veprojnë. Pjesa më e madhe e keqpërdorimit me të dhënat personale bëhet përmes portaleve, përmes rrjeteve sociale etj, prandaj duhet bërë shumë më tepër në fushën e ndërgjegjësimit të publikut, por edhe të elementit represiv. Rastet në të cilat jemi duke punuar nëse përfundojnë në gjykatë do të prekin edhe persona të tjerë që keqpërdorin të dhënat personale dhe në anën tjetër duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes publike të qytetarëve, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se të dhënat personale të askujt nuk mund të keqpërdoren”, deklaroi Spasovski.


Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me minierat në rajonin e Strumicës, Spasovski e përsëriti qëndrimin e tij – se nuk do të ketë minierë në Strumicë. “Në asnjë rast nuk do të ketë minierë”, theksoi Spasovski.

Gjatë vizitës në SPB Manastir, ai informoi edhe për aksionin policor për të cilin janë ngritur kallëzime penale për 15 persona fizikë dhe dy persona juridikë për evazion fiskal, shoqërim kriminal, pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Dëmi i përgjithshëm është rreth 843.000 euro.

“Për këtë grup në bazë të njohurive operative të MPB-së janë siguruar shumë dëshmi, personat janë ndjekur në periudhën 2021 dhe 2022 dhe po ndërmerren të gjitha masat ligjore”, theksoi ministri Spasovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori