LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Jakimoviq: Përcaktime të përbashkëta për avancime të reja të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe në rajon dhe për ardhmërinë evropiane

Spasovski-Jakimoviq: Përcaktime të përbashkëta për avancime të reja të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe në rajon dhe për ardhmërinë evropiane

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski u takua me Dragan Jakimoviq, ambasador i sapoemëruar i Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin tonë.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës., Jakimoviq, e uroi Kryeministrin Spasovski për marrjen e detyrës dhe shprehu pritshmëri për realizim të shpejtë të qëllimit strategjik për eurointegrime të shtetit tonë, rrugë drejt së cilës është përcaktuar edhe Bosnja dhe Hercegovina. Në njoftimihet thuhet gjithashtu se u përcoll interesimi i qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkësisë ekonomikë të atjeshme, për avancim më të madh të bashkëpunimit të mirë tanimë të krijuar mes dy shteteve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim bashkërisht u konstatua se ekziston avancim i dukshëm në marrëdhëniet e dy vendeve gjatë dy viteve të kaluara, në më shumë fusha me interes të qytetarëve, siç është njohja reciproke e lejeve për vozitje, kalimi i shteteve me letërnjoftim, angazhimet e bëra në krijimin e kushteve për bashkëpunim më të mirë ekonomik. U konstatua se të dyja shtetet nuk kanë çështje të hapura dypalëshe dhe se kjo mundëson bashkëpunim më të gjerë reciprok.


“Jemi të përcaktuar ti vazhdojmë dhe ti avancojmë raportet e mira miqësore dhe të partneritetin mes dy vendeve tona, si dhe për bashkëpunim të mirë me të gjithë fqinjët dhe në kuadër rajonal. Është mirë që udhëheqësit e shteteve në rajon janë të orientuara më shumë se kurrë në tejkalimin e çfarëdo çështjeve të hapura dypalëshe dhe për hapërim drejt ardhmërisë. Miqësitë dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik do ta mundësojnë qëllimin tonë të madh, të motivojmë qytetarët e shteteve tona, veçanërisht të rinjtë, të mbeten, të jetojnë dhe të punojnë në vendlindjen e tyre. Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të kontribuojë në bashkëpunimin e mirë rajonal dhe integrimet evropiane”, tha kryeministri Spasovski.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për bashkëpunim më aktiv mes RMV-së dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në pjesën e ndërlidhjes së odave ekonomike, në fushën e bujqësisë, për vendosjen e linjës ajrore të planifikuar e cila do të lehtësojë komunikimet mes të dyja vendeve dhe qytetarëve, për nxitjen e promovimit dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe në të gjitha fushat tjera të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori