Spasovski: Goditja e një polici do të thotë goditje për shtetin

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar në lidhje me lëndimin e një polici gjatë ditës së djeshme, teksa kujdesej për sigurinë në rrugë në kohën kur OBRM-PDUKM-ja protestone në vendkalimin kufitar në Tabanoc.
Sipas tij, goditja e një polici paraqet goditje edhe për vetë shtetin, kurse institucionet duhet që të funksionojnë. Spasovski thotë se edhe policia nëse e shkel ligjin, duhet që të jep llogari.
Ministri deklarohet për protesta, si e drejtë e shprehjes së mendimit të lirë, por dënon dhunën ndaj policisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































