LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Ekzistojnë forca të cilat nuk dëshirojnë që referendumi të ketë sukses

Spasovski: Ekzistojnë forca të cilat nuk dëshirojnë që referendumi të ketë sukses

“Në prag të referendumit situata në vend është stabile, institucionet funksionojnë, edhe pse ekzistojnë forca të cilat, nëpërmjet prishjes së sigurisë, t’i arrijnë qëllimet e tyre, t’i kundërvihen anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ministri i Mbrojtjes Oliver Spasovski, në intervistën e dhënë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski gjithashtu tha se qytetarët më 30 shtator kanë mundësi të marrin vendimin e tyre të pavarur për të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se pozita gjeostrategjike e Maqedonisë,  sjell rreziqe dhe sfida të caktuara, por ato janë parandaluar, në mes të gjithave, edhe me funksionimin e mirë dhe shkëmbimin e informacioneve me shërbimeve miqësore me të cilat bashkëpunon Maqedonia.


“Besoni se Republika e Maqedonisë ka shumë miq të cilët e ndihmojnë, para se gjithash, që ta ruajmë stabilitetin në vend, sigurimi i sigurisë në të gjithë vendin”, tha Spasovski.

Për zërat që qarkullojnë se shërbimet e huaja po përpiqen që të “gërmojnë” para referendumit dhe për ndërhyrjen ruse në “punët e Maqedonisë”, Spasovski tha se Maqedonia ka qëndrim të qartë, kombëtar, interes vital që të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

Drejtësi
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Lajme
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kalo në kategori