LAJMI I FUNDIT:

Spanja i shkakton humbjen e parë Panuccit si trajner i Shqipërisë (Foto/Video)

Spanja i shkakton humbjen e parë Panuccit si trajner i Shqipërisë (Foto/Video)
Festa e spanjollëve tek goli i Iscos

Spanja në xhiron e parafundit të kualifikueseve ka siguruar një biletë për në botërorin “Rusia 2018” .

Spanjollët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes kundër Shqipërisë me rezultat 3-0, e cila ishte humbja e parë e Christian Panuccit si trajner i kombëtares shqiptare, i cili deri më tani kishte një fitore dhe një barazim.

Spanjollët kanë përmbyllur pjesën e parë në avantazh prej tre golave kundër kuqezinjve, e cila gjë u duk se do të pësojmë humbje të thellë.


Golin e parë për vendasit e shënoi sulmuesi, Rodrigo në minutën e 16 pas një asistimi nga Isco.

Ky i fundit e realizoi golin e dytë për “Furinë e Kuqe” në minutën e 24-t ndërsa tre minuta më pas Alcantara realizoi të tretin me kokë.

Armando Sadiku ankohet në ndërhyrjen e rëndë të Sergio Ramosit, i cili ndëshkohet me karton të verdhë

Në pjesën e dytë spanjollët vazhduan të dominojnë, megjithatë aksionet e tyre mbaronin para zonës së rreptësisë së kuqezinjve.

Koke i Spanjës dhe Liridon Latifin patën raste të mira për shënim në pjesën e dytë, e cila ishte më e dobët për dallim prej të parës.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, Spanja realizoi një fitore me rezultat të pastër prej 3-0.

Kujtojmë se Shqipëria humbjen më të thellë në karrierë e ka pësuar pikërisht nga “Furiq e Kuqe” në vitin 1990 me rezultat të thellë prej 9-0.

Rodrigo në dyluftim me Ansi Agollin

Pas kësaj, Spanja zë pozitën e parë të grupit G me 25 pikë ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Italia ka njëzet pikë pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.

Vlen të theksohet se se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mNdF0MyUfag

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori