Spanja në duar të sigurta, Saul dhe Asensio shënojnë gola të ‘çmendur’ ndaj Maqedonisë (Video)
Spanja U21 është duke fituar ndaj Maqedonisë U21 me rezultat 3-0 pas pjesës së parë.
Grupmoshat nën 21-vjeç të Spanjës dhe Maqedonisë janë duke u ndeshur mes vete në kuadër të grupit B të Kampionatit Evropian.
Ndeshja po fitohet dhe dominohet nga Spanja, ku shumica e futbollistëve janë pjesë përbërëse e skuadra të mëdha si Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi.
Pikërisht janë këtë futbollistë që po e bëjnë diferencën sikurse Saul Niguez, i cili shënoi një supergol me gërshërë në minutën e 10 dhe Marco Asensio në minutën e 16 një gol nga distanca rreth 35 metrave. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5r0eo1_1-0-saul-niguez-goal-hd-spain-u21-vs-macedonia-u21-17-06-2017-hd_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5r0fx8_2-0-marco-asensio-40m-goal-hd-spain-u21-vs-macedonia-u21-17-06-2017-hd_sport






























