LAJMI I FUNDIT:

Spanja mposht Norvegjinë dhe siguron kualifikimin në EURO 2024

Spanja mposht Norvegjinë dhe siguron kualifikimin në EURO 2024

Spanja ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Norvegjisë duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin në EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Mysafirët morën avantazhin që në minutën e 20-të të takimit përmes Alvaro Moratës por pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Spanjollët patën edhe dy mundësi të mira për të shënuar me Carvajal dhe Rodri por topi nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.


Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë 0-0.

Goli i fitores dhe ai që ia dhuroi kualifikimin Spanjës, u shënua në minutën e 49-të nga Gavi i cili gjendet mjaft mirë në zonë dhe me një goditje precize çon topin në cepin e djathtë të portës kundërshtare.

Vendasit patën mundësinë e artë për të barazuar shifrat në minutën e 84-të por goditja e Haaland nuk ishte aq e fuqishme sa duhet për të mposhtur Unai Simon.

Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi dhe Spanja kështu siguroi biletën për Gjermani, teksa norvegjezët me këtë humbje i thanë lamtumirë kualifikimit pasi matematikisht tani janë jashtë garës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

La Liga
Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit

Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit

La Liga
Jurgen Klopp ka një mesazh për tifozët e Liverpoolit pasi u shpallën kampionë të Ligës Premier

Jurgen Klopp ka një mesazh për tifozët e Liverpoolit pasi u shpallën kampionë të Ligës Premier

Premier League
Trent Alexander-Arnold thyen heshtjen pasi fitoi Ligën Premier me Liverpoolin

Trent Alexander-Arnold thyen heshtjen pasi fitoi Ligën Premier me Liverpoolin

Premier League
Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

La Liga
Kalo në kategori