Spanja kërkon që ta merr pjesën më të madhe të fondeve të BE-së për përballimin e COVID-19

398:"A man dressed in protective gear carries out disinfection works in a street in Vigo, northwestern Spain, on March 31, 2020 during a national lock-down to prevent the spread of the novel coronavirus. . - Spain confirmed another 849 deaths in 24 hours from the coronavirus today, bringing the total number of deaths to 8,189. (Photo by MIGUEL RIOPA / AFP) (Photo by MIGUEL RIOPA/AFP via Getty Images) 20:"AFP via Getty Images
Spanja do të kërkojë pjesën më të madhe të fondeve të urgjencës ndaj pandemisë së COVID-19 të vëna në dispozicion nga Bashkimi Evropian.
Siç njofton zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Maria Jesus Montero kjo kërkesë do të bëhet në mënyrë që këto fonde mos të kthehen në borxhe.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë që transferimet të jenë sa më të mëdha të jetë e mundur dhe në mënyrë që të mos kthehen në borxhe për qeverinë e Spanjës", u shpreh ajo.
Komisioni Evropian do të propozojë projektin për buxhetin e bllokut të 27 vendeve, i njohur si Kornizë Financiare Shumëvjeçare dhe me vlerë rreth një trilion euro së bashku me Fondin shoqërues të Rimëkëmbjes kundër krizës të shkaktuar nga Coronavirusi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































