LAJMI I FUNDIT:

Spanja e re, formacioni titullar ndaj Norvegjisë kishte lojtarë nga 11 skuadra të ndryshme

Spanja e re, formacioni titullar ndaj Norvegjisë kishte lojtarë nga 11 skuadra të ndryshme

Kombëtarja e Spanjës ka kaluar në një tranzicion të heshtur, i cili nuk është vërejtur edhe aq dhe më nuk dominohet nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës.  

Spanja ka luajtur gjatë të shtunës në shtëpi ndaj Norvegjisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, ku ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Megjithatë, më shumë sesa rezultati, formacioni titullar i kombëtares La Roja në këtë ndeshje po përfolët shumë.


Norvegjia ndal Spanjën me barazim dhe mbetet në garë për kualifikim
Lexo po ashtu Norvegjia ndal Spanjën me barazim dhe mbetet në garë për kualifikim

Trajneri Robert Moreno ka startuar me një formacion, ku 11 lojtarët titullar i përkisnin skuadrave të ndryshme.

Kjo ishte hera e parë në histori që Spanja starton me një formacion si ky, pasi gjithmonë ka qenë i dominuar nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës.

Ramos thyen rekordin e Casillasit, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Spanjës
Lexo po ashtu Ramos thyen rekordin e Casillasit, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Spanjës

Kepa Arrizabalaga (Chelsea) ishte në portë, ndërsa Jesus Navas (Sevilla), Sergio Ramos (Real), Raul Albiol (Villarreal) dhe Juan Bernat (PSG) përbënin mbrojtjen.

Mesfusha përbëhej nga Sergio Busquets (Barcelona), Saul Niguez (Atletico) dhe Fabian Ruiz (Napoli), ndërsa Dani Ceballos (Arsenal) dhe Mikel Oyarzabal (Sociedad) luajtën pas shpinës së Rodrigos (Valencia). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori