LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Interi ishte i tmerrshëm ndaj Cagliarit

Spalletti: Interi ishte i tmerrshëm ndaj Cagliarit
Luciano Spalletti (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Luciano Spalletti e pranoi se ekipi i tij ishte i të tmerrshëm në pjesën e parë në humbjen e tyre në udhëtim te Cagliari.

Nerazzurët u poshtën 2-1 në Sardenjë nga Cagliari në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luca Ceppitelli dhe Leonardo Pavoletti për vendasit, Lautaro Martinez për mysafirët , ndërsa Nicolc Barella humbi një penallti të vonshme.


Interi dorëzohet në ‘Sardegna Arena’, vjen humbja pas katër ndeshjesh
Lexo po ashtu Interi dorëzohet në ‘Sardegna Arena’, vjen humbja pas katër ndeshjesh

Kjo humbje dhe kjo paraqitje nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Interit, Spalletti, i cili pati kritika pas ndeshjes.

Festa e lojtarëve të Cagliarit (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

“Nuk lejohet të futemi në detaje, mjafton të themi se Interi ishte i tmerrshëm në pjesën e parë”, tha fillimisht Spalletti i zhgënjyer për Sky Sport Italia.

“Ne ishim të ngadalshëm në marrjen e vendimeve tona, hezitonim, lëvizëm topin ngadalë, nuk ishim të përgatitur për të hedhur topin, nuk fituam shumë duele individuale dhe nuk bëmë mjaft”.

Notat e lojtarëve, Caglari 2-1 Inter: Pavoletti yll, Skriniar dështim
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Caglari 2-1 Inter: Pavoletti yll, Skriniar dështim

“Cagliari shënoi gola shumë të mira dhe i krijoi ata duke vrapuar përpara edhe me mbrojtësit në mënyrë që të mund të kishin më shumë krosime në zonë”.

“Kemi edhe ne këto aftësi, por nuk kemi bërë maksimumin prej tyre”, përfundoi italiani. /Telegrafi/