Trajneri i Interit Luciano Spalletti ka hedhur poshtë fjalët e reja për largimin e anësorit kroat, Ivan Perisic.

Manchester Unitedi thuhet se është duke rifilluar bisedimet me Interin për anësorin kroat.


Por, trajneri i Interit, Spalletti deklaroi dje (e shtunë) se Perisic do të qëndroj në skuadër.

“Perisic është i vendosur të mbetet në skuadër”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.

“Ai foli si një lojtar që dëshiron të bëjë mirë dhe të jetë profesionist”, përfundoi trajneri italian i Interit. /Telegrafi/

telegrafi sport app