LAJMI I FUNDIT:

SPAK heton ish-ministrin Ilir Beqaj, i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

SPAK heton ish-ministrin Ilir Beqaj, i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

Me kërkesë të SPAK, Gjykata Antikorrupsion ka caktuar masën e sigurisë për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Top Channel raporton se GJKKO ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin.

Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.


Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim,  “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim,  si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” .

Sipas Prokurorisë Speciale, këto shkelje të ish-ministrit Ilir Beqaj lidhen me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

“Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”.  Të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Urdhërohet personin nën hetim  të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.  Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Për llogari të këtij hetimi, në 17 Gusht 2023 SPAK arrestoi ish-zëvendësministrin e shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit.

Por, në vendimin e miratimit të këtyre arrestimeve dhe vendosjes së masës së sigurisë për 6 persona të tjerë, gjyqtari Erion Bani la disa detyra për prokurorët e SPAK. Njëra prej tyre, thellimi hetimeve për ish-ministrin Ilir Beqja.

Fiks tre muaj nga ky vendim, prokurori i SPAK Edvin Kondilli, përmbushi këtë detyrë lënë prej gjyqtarit Erion Bani,  duke siguruar nga gjykata disa masa sigurie për ish ministrin e shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori