SpaceX e ka përmbyllur vitin 2023 me një test të dyfishtë për përforcuesin Super Heavy, të anijes Starship.
Ky veprim vjen ndërsa kompania po përgatitet për nisjen e tretë të raketës, e cila pritet të ndodhë në vitin 2024.
Testi i cili zgjati rreth 10 sekonda, ndezi me sukses të 33 motorët Raptor në përforcuesin Super Heavy, i njohur si përforcuesi më i madh dhe më i fuqishëm në botë.
Llogaria zyrtare e SpaceX, ka konfirmuar se ky test kishte për qëllim demonstrimin e aftësive të motorit Raptor në hapësirë, dhe se ka përfunduar me sukses.
Ndryshe, dy fluturimet e kaluara të Starship, nuk rezultuan të suksesshme, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Gjatë nisjes së parë, raketa dhe përforcuesi nuk u ndanë siç ishte e planifikuar, duke bërë që SpaceX të shpërthejë qëllimisht raketën vetëm katër minuta pas ngritjes.
Fluturimi i dytë, demonstroi disa suksese të mëdha ku përfshiheshin ndarja e suksesshme e anijes me përforcuesin dhe një djegie normale e motorit. Megjithatë, raketa përsëri shpërtheu rreth tetë minuta pas ngritjes .
Starship dhe përforcuesi Super Heavy, janë projektuar të jenë plotësisht të ripërdorshëm, që në të adhmen astrounatët të fluturojnë lirisht nga Toka në Hënë, dhe anasjelltas.
Gjithashtu, NASA do të ulë astronautët e saj të misionit Artemis 3 në Hënë, duke përdorur anijen Starship.
Ndërsa SpaceX po shpreson të nisë së shpejti fluturimin e tretë, ende nuk dihet se kur saktësisht do të ndodhë. Kompania duhet të presë për licencë nga Administrata Federale e Aviacionit, e cila po heton fluturimin e dytë.
Pra, ka të ngjarë që fluturimi i tretë të mos realizohet fare, derisa të përfundojnë hetimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Një nga fabrikat më të mëdha të armëve të Putinit është në flakë pas shpërthimit

Të paktën pesë të vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në Kashmirin e administruar nga India

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Një nga fabrikat më të mëdha të armëve të Putinit është në flakë pas shpërthimit

Ukrainasit publikojnë pamje të një beteje me rusët që zgjati më shumë se dy orë – thonë se ‘i dhanë një goditje të fuqishme armikut’

Vatikani publikon imazhet e para të Papa Françeskut, pas vdekjes – varrimi i tij është caktuar për të shtunën

Putin thotë se Rusia është e hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën - për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës

Po tentonin të fitonin terren, ukrainasit zënë rob një grup të ushtarëve rusë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë