Aktori i njohur Edi Kastrati është kthyer në një prej aktorëve më të dashur për publikun.
Ai ka fituar simpatinë e të gjithëve me rolin e gjakovarit në serialin e famshëm komik “O Sa Mirë”.
Njëherësh, Edi tash e sa kohë ushtron edhe postin e drejtorit në teatrin e Gjakovës.
Jo më kot thuhet se çdo njeri ka kopjen e tij diku në botë, një sozi që ngjan tmerrësisht, dhe mesa duket edhe Kastrati e ka një të tillë.
Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, shfaq një person marokien i cili është në kërkim nga autoritetet turke, pasi ka kryer vrasjen e një femre në Turqi.
Emri i tij është Samir Benalia, dhe ngjason shumë me aktorin e njohur kosovar.
Besohet se Benalia fshihet në shtetin gjerman. /Telegrafi/