Southampton ka shkaktuar befasi, teksa ka mposhtur Liverpoolin me rezultat minimal 1-0.

Goli i sulmuesit anglez Danny Ings në minutën e dytë ka qenë vendimtar për të përcaktuar fituesin në këtë sfidë.


Pikërisht sulmuesi anglez mori epitetin e lojtarit të ndeshjes pasi u vlerësua lartë falë edhe golit vendimtar.

Eq6oItCW4AAk8E5

Tek vendasit lart u vlerësua edhe asistuesi Ward-Prowse si dhe mbrojtësi Stephens e Walker-Peters.

Xherdan Shaqiri kishte paraqitje solide teksa mori notën 6,4, ndërsa notat më të ulëta shkuan për Trent Alexander-Arnold dhe Alisson Becker. /Telegrafi/

Screenshot 1 4

Screenshot 2 2