Ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës të parapara të luhen më 27 nëntor janë shtyrë për një ditë më vonë, pra ato do të zhvillohen sot (e enjte).
Rrethi i dytë i Kupës së Kosovës ka në orar plot 16 ndeshje për t’u zhvilluar, ku nuk mungojnë derbit.
Ndeshjet kryesore të kësaj faze pritet të zhvillohen në Drenas, ku Feronikeli pret Llapin dhe në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Dritës.
Prishtina pritet të ketë punë të lehtë në shtëpi ndaj Minatorit, Gjilani do të udhëtoj te Malisheva, Drenica e pret Fushë Kosovës, ndërsa Trepça ’89 udhëton te Dardanët.
Shorti për rrethin e tretë të Digitalb Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 3 dhjetor në orën 13:00.
Më poshtë Telegrafi ua sjell çiftet dhe orarin e ndeshjeve të kësaj faze.
28 nëntor – ora 12:30
2 Korriku – Istogu
Dukagjini – Besa
Vëllaznimi – Ferizaj
Arbëria – Onix
Vitia – Ramiz Sadiku
Ulpiana – Liria
Malisheva – Gjilani
Feronikeli – Llapi
Dardana – Vllaznia
Ballkani – Drita
Dardanët – Trepça ‘89
Flamurtari – Vushtrria
Minatori – Prishtina
Drenica – Fushë Kosova
Trepça – Drenasi
A&N – KEK-u
/Telegrafi/